Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diel në aksin “Peqin-Elbasan”, në fshatin Paulesh, ku janë përfshirë dy automjete: një automjet tip “Benz” dhe një furgon pasagjerësh. Aksidenti ka ndodhur kur furgoni, i drejtuar nga shtetasi Anesti Bufi, 44 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. Sh.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi K. Sh., dhe shtetasja F. Sh., 55 vjeçe, pasagjere në këtë automjet, kanë humbur jetën.
Ndërkohë, drejtuesi i furgonit, Anesti Bufi, dhe 4 pasagjer tjetër janë plagosur, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht grupi hetimor është në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
/rtsh.al/

Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...