Fier, burri vret me thikë bashkëshorten

19:21 | 17 Mars 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku burri ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij.

Demokrat Medinaj, 29 vjeç është larguar ndërsa po punohet për kapjen e tij. Viktima 28-vjeçare është identifikuar si Irvana Medinaj.

Çifti ka dy fëmijë të mitur. Autori dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor.

Fier, informacion paraprak

Sot rreth orës 17:20, në lagjen “Sheq i Madh”, në banesë, shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë( thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara