
Sarande
Pushimet verore në Shqipëri, mesa duket nuk kanë shkuar dhe aq mirë për dy turistë të huaj. Policia e Vlorës ka njoftuar se një 30 vjeçar nga Ukraina së bashku me bashkëshorten e tij janë aksidentuar gjatë ditës së djeshme ndërsa ishin duke udhëtuar me motor.
Sipas policisë 30-vjeçari M.M dhe bashkëshortja e tij 31-vjeçarja K.Z kanë dalë nga rruga dhe janë rrëzuar, ndërsa janë dërguar menjëherë në spital ku ju është dhënë ndihma e parë,. Dy të huajt janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që e njëjta histori është përsëritur edhe në qytetin e Sarandës. Ku një 38 vjeçar polak së bashku me vajzën e tij 17-vjeçaren M.B.C janë rrëzuar sërish nga motori në rrugën që të çon tek Syri i Kaltër.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin M. M, vjeç 30, banues në Ukrainë, pasi rreth orës 19:00, në Sarandë përballë hotel ‘’Mediterrane’’, duke drejtuar ‘’Piaggio’’, ka dalë nga rruga, për pasojë janë aksidentuar drejtuesi dhe bashkëshortja e tij K. Z. vjeç 31, banuese në Ukrainë, të cilët pas ndihmës mjekësore u larguan pa probleme për jetën. Neni 290 i Kodit Penal. Më datë 07.07.2017,u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin polak , vjeç 38, banues në Poloni, pasi në orën 14:20, në rrugën Syri i Kaltër-Sarandë, duke drejtuar motorin, është aksidentuar bashkë me vajzën me iniciale M.B.C, vjeç 17, banuese në Poloni, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore. Neni 290 i Kodit Penal.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...