Zëvendëspresidenti i Partive Popullore Evropiane (PPE) dhe kryetar i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian (PE), David McAllister dhe europarlamentari për Shqipërinë, Knut Fleckenstein vizitojnë të martën Tiranën në përpjekje për uljen e palëve në dialog dhe arritjen e një kompromisi për krizën politike në vend.
Dy eurodeputetët do të kenë një takim të përbashkët me drejtuesit e koalicionit qeverisës, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, dhe më pas me kryetarin e Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha. Kjo e fundit, prej më shumë se dy muajsh po vijon protestën, pa u tërhequr nga kërkesa për qeveri teknike, si garancia e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Koalicioni i majtë qeverisës, 10 ditë më parë iu drejtua zyrtarisht së djathtës europiane duke i kërkuar të ndërhyjë për vendosjen e komunikimit me opozitën shqiptare. Ardhja në Tiranë e dy eurodeputëve, përkoi me përshkallëzimin e protestës së opozitës, e cila të hënën doli nga çadra në bulevard dhe protestoi, duke bllokuar disa nga akset kryesore të qarkullimit në vend.
Shuhen dilemat, Mbappe ftohet për ndeshjen me Man Cityn
SHBA nis negociata me Malin e Zi për një marrëveshje dypalës...
Paga e 13-të, Murati i përgjigjet opozitës: Është paraparë n...
Shorti i 1/8 së finales në Kupën e Kosovës sjell dy derbi
50 vjet ASHAK, Begaj: Lavdi brezave që e ndërtuan – nder bre...
Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL UÇK i gëzohet lajmit