Analisti Lorenc Vangjeli thotë se emra politikanësh, emra punonjësish policie të nivelit të lartë, personazhe të njohur të medias apo të show bizz-it janë gjetur në telefonat dhe në blloqe të kriminelëve.
Sipas tij këto materiale janë zbuluar në tre episode kriminale, dy prej të cilave janë vrasje.
“Në telefona celularë apo në blloqe janë gjetur emra zyrtarësh të lartë, emra punonjësish policie të nivelit të lartë, personazhe të njohur të medias apo të shoë bizz-it të cilat janë mbajtur të fshehta. Ne të gjithë i dimë këto Blendi. Në një bllok shënoheshin sasitë e kokainës, pagesat që kishin bërë”
Këtë e konfirmoi dhe zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari i cili tha: Vajza të njohura të Show Bizz-it kanë shërbyer si eskorta, fatkeqësisht. Kanë patur dhe marrëdhënie me ta. Edhe njerëz të medias./Opinion.al
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...