Brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur një sërë emërimesh dhe shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës.
Gjithçka nisi me një vendim të datës 18 Mars i nënshkruar nga paraburgimi i Durrësit nga ana e kryebashkiakut Erion Veliajt, që i heq kompetencat nënkryetares Anuela Ristani dhe emëron si kryetare të komanduar të Bashkisë Tiranë, Sara Goxhajn.
Kjo e fundit, pas vendimit, i shkoi në zyrë Anuela Ristanit duke e vënë në dijeni se tashmë është ajo në krye të institucionit.
Por për këto zhvillime u informua dhe Kryeministri Edi Rama.
Gazetarja e Tv Klan, Elja Zotka, ka mësuar nga burime brenda Bashkisë së Tiranës se mbrëmjen e së mërkurës, në ambientet e Bashkisë së Tiranës ka shkuar vetë Kryeministri Edi Rama. Aty ai ka bërë një mbledhje me drejtuesit më të lartë të bashkisë.

Të pranishëm në mbledhje ishin edhe Anuela Ristani, Sara Goxhaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi.
Sipas të njëjtave burime të gazetares Zotka, Rama i kërkoi Sara Goxhajt dhe Alban Dokushit që nga ai moment të jepnin dorëheqjen të dy.
Në vend të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranës, Kryeministri Rama caktoi Jonida Halilin dhe si kryetare e komanduar e bashkisë do të vijonte Anuela Ristani.
Por kush e drejton aktualisht Bashkinë e Tiranës?
Kësaj pyetje nuk dinë t’i japin përgjigje as vetë punonjësit e bashkisë më të madhe në vend./tvklan
Paralajmëron Ukraina: Nuk bëjmë lëshime territoriale për një...
Ish-deputeti më aktiv i VV-së, Driton Hyseni, mbetet jashtë ...
Tragjedi në Shkodër: Hidhet nga kati i pestë i pallatit, ndë...
Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë të spitalit në Vusht...
Ulen çmimet e derivateve, nafta 1.59 euro për litër
Tre burra dhe një shtetase gjermane arrestohen në Graçanicë,...