Elisa Spiropali dhe aktivisti i Nisma thurje Endri Shabani janë përplasur fort në “Open”.
Ndërsa Shabani po argumentonte mashtrimin e Rilindjes me listat e hapura duke marrë si shembull ministren ai tha: “unë si qytear dua të kem të drejtën të gjykoj për ju pasi keni votuar për shembjen e teatrit dhe futjen e plehrave, këto jane listat e hapura”. Por e prekur direkt Spiropali iu kthye me një gjuhe përtej korrektesës.
Duke u përpjekur të thotë sepesha elektorale e Nismës dhe e vetë Shabanit do jetë e vohël në zgjedhje ajo ia kthehu: “Unë ty të ha për mëngjes”.
Këtë episod përtej normales u mundua ta zhdramatizojë analisti Agron Gjekmarkaj i cili pas kësaj batute ndërhyri: “Në përfytyrimin tim më simpatik, zonjën ministre më shumë e shikoja si motrën e Gjergj Elez Alisë që i shëron plagët pas zgjedhjeve të 25 prillit, por jo si bajloz që e han Endri Shabanin, pasi e pjek. Eshtë vërtetë imagjinatë tepër interesante dhe e përgëzoj për metaforën që na solli” tha ai.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...