Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron për një vizitë katër ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë kësaj vizite, Rama ka takuar sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shkruan arbresh.info
Kryeministri ka publikuar pamje të takimit në Facebook por nuk ka dhënë detaje rreth përmbajtjes së tij.
Sot delegacioni shqiptar pritet të udhëtojë drejt Washingtonit, ku me rëndësi të veçantë është takimi me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, në një kohë kur Shqipëria është zgjedhur nga SHBA si vendi bashkëpenëmbajtës në çështjen e Ukrainës ku ka të drejtë të iniciojë diskutime për këtë çështje. /arbresh.info/
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...
Rama në Izrael, takim kokë më kokë me Netanyahun – zbardhet ...
Protesta e opozitës në Tiranë, nën hetim katër figura kyçe n...
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan