Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot pamjet e një prej kryqëzimeve kryesore të Unazës së Madhe të Tiranës.
Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, Rama bën me dije se tashmë kanë përfunduar 5 tunelet në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimit te Zona e Astirit.
Sipas kryeministrit, falë këtyre tuneleve tani është lehtësuar ndjeshëm trafiku në hyrje dhe në dalje të Tiranës.
“Mirëmëngjesi, dhe me këtë video nga Unaza e Madhe e Tiranës, ku tanimë kanë përfunduar 5 tunelet në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimit te Zona e Astirit, falë të cilave trafiku është lehtësuar ndjeshëm si në hyrje dhe në dalje të Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./arbresh.info/
Kosova pranon Planin e Punës për Punësim dhe Politika Social...
Irani: Kemi marrë masa për t’u përballur me bllokadën e SHBA...
Zjarr në katin e gjashtë të një banese, situata vihet nën ko...
Kos: Në BE ka vend për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndi...
Konjufca: Dialogu me Serbinë i brishtë për shkak të mungesës...
Zyrtare: Kosova me dy miqësore në qershor, Çekia jashtë dhe ...