Në një rrefim që ka bërë për karrierën në Opinion, kryeministri Edi Rama ka folur për raportet e tij me paraardhësin Sali Berisha. Për herë të parë ai gjeti diçka të mirë te Berisha.
“Saliu është tipiku i pushtetit si qëllim dhe jo si mjet. Të mirë te Berisha? Në aspektin e punëve të vështirë e kam. Në aspektin e metodës, prapë e vështirë. Në aspektin e lireshipit po.
Ka qenë dhe është… tani është që më mirë të mos flasim se është në rënie të lirë, por ka qenë karizamik, i vendosur dhe shumë i aftë për të shkuar drejt objektivit dhe për të mos u hallakatur gjatë rrugës.
Është më tepër taktik sesa strategjik. Ka qenë dominant në partinë e tij, por edhe në politikë edhe kur nuk ka qenë në pushtet. Mund të diskutosh gjerë e gjatë lidershipin e Berishës apo Nanos, apo edhe të Metës, por Basha nuk ka stofin e liderit. Basha është një drejtues pa karakter” – tha Rama.
Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, flasin për ...
Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin...
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...
Kurti dhe Spiropali diskutojnë për hekurudhën Gjakovë–Shkodë...
Kurti për NZZ: Askush në rajon s’ka as vullnet e as kapacite...