Një 65-vjeçare ka humbur jetën rreth mesditës si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skënderbej” në Kamëz të Tiranës rreth orës 12.00.
Sipas policisë në vendngjarje ka shkuar menjëherë uniformat blu dhe ambulanca. “Mjeti me targë AA 598 DO, me drejtues shtetasin Rezart Koleci ka aksidentuar një këmbësore shtetasen D.D., rreth 65 vjeçe. Për pasojë shtetësja D.D., ka humbur jetën”, bën të ditur në informacionin paraprak policia e Tiranës.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme./Top Channel
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s