Një shqiptar 40-vjeçar që banonte në Bolzano, Itali, u arrestua, pasi akuzohet për rrëmbim, torturë dhe keqtrajtim në familje.
Viktima e dhunës ishte bashkëjetuesja e tij, e cila prej muajsh kishte marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa motiv i dhunës është xhelozia e tepërt e bashkëshortit.
Ngjarja më serioze, për të cilin ai akuzohet është për rrëmbim dhe torturë. Mediat fqinje shkruajnë se rreth 10 ditë më parë, gruaja u lidh në një karrige dhe u torturua për dy orë, me një thikë të drejtuar disa herë në gjoks.
Fatmirësisht nga thika nuk u lëndua, por prapë kishte shenja në lëkurë. Pas këtij episodi burri e transportoi gruan në spital, por ajo u tha mjekëve se ra nga biçikleta. Pasi filluan hetimet dhe gruaja më pas u shpjegoi hetuesve se ajo ishte në të vërtetë viktima e keqtrajtimit të partnerit të saj, i cili më pas u arrestua.
Në gjykatë ditën e djeshme u mbajt seansa për të dhënë masën e sigurisë, si rezultat i të cilës shqiptari u la në burg. Burri mbrohet duke pretenduar se nuk e ka torturuar kurrë partneren e tij. Ai thotë se ajo është e droguar dhe se e ka shpikur të gjithë ngjarjen./shekulli/
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë
Zelensky: Bisedimet për Ukrainën nuk mund të presin deri pas...
Aksident i rëndë në Danimarkë/ Dy trena përplasen mes tyre n...
E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vusht...
Vuçiq bisedë me Von der Leyen: Serbia, e përkushtuar për për...
SHBA bllokon 31 anije, rriten tensionet me Iranin