Prokuroria ka dyshime se bëhet fjalë për veprim të një grup të strukturuar kriminal për ngjarjen në organin e akuzës në Durrës.
“Lidhur me rastin është regjistruar procedimi penal për nenet 293/c/2 dhe 313/a dhe 333/a dhe 334 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së përgjithshme. Sipas këtyre neneve, bëhet fjalë për vepër penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal.
Ndërkohë që referuar regjistrimit të këtij procedimi, konkretisht neni 293/c/2 bëhet fjalë për ndërhyrje në sistemin kompjuterik të organeve shtetërore, dhe neni 313/a për zhdukje të fashikujve hetimorë.
Ndërkohë që hetimet vijojnë dhe për rastin e mëparshëm ku po në Durrës u grabit posta e këtij institucioni./top channel
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...