Banorët e dy rrugëve në kryeqytet nuk do të kenë më probleme me furnizimin me ujë. Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve ka përfunduar investimin në rrjetin e shpërndarjes në rrugën “Jusuf Vrioni”, një investim nga i cili përfitojnë qindra familje.
Sakaq, në rrugën “Xhanfize Keko” është vënë në funksion të plotë linja e re e ujësjellësit. Ky investim i Bashkisë në këtë zonë të kryeqytetit ka bërë të mundur një kapacitet të shtuar të furnizimit me ujë të pijshëm, si dhe shërbim cilësor për qytetarët.
Gjatë ditëve të fundit, grupet e punës të UKT kanë ndërhyrë edhe në zona të tjera të kryeqytetit, për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike të krijuar në çdo cep të Tiranës.
Ndërkohë që UKT ka nisur punën për dyfishimin e kapacitetit filtrues në impiantin e Bovillës, si dhe të shtrimit të linjës së re të furnizimit me ujë që do shërbejë për zonat periferike./TCH/
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...