Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka finalizuar punën për lidhje të reja uji tek banesat që ndodhen në rrugën “Meleq Gosnishti”
Ky investim i ri në rrjetin e ujësjellësit do të sigurojë një furnzimin më cilësor me ujë për banorët e kësaj lagjeje, duke shmangur humbjet që shkaktonte rrjeti i vjetër.
Një tjetër investim i rëndësishëm është edhe ai në rrjetin e ujësjellësit mes rrugës “Ibrahim Tukiqi” dhe mes Rrugës së Durrësit. Tashmë ata jo vetëm do të kenë furnizim normal me ujë të pijshëm, por edhe një shërbim cilësor në çdo rast problematike.
Grupet e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës janë gjithmonë në dispozicion të qytetarëve për çdo problematikë apo ankesë që ata mund të kenë./TCH

Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...