Banorët e Durrësit do të jenë të radhës që do të përballen me rritje të çmimit të biletës për transportin urban. Në mbledhjen e fundit, Këshilli bashkiak vendosi çmimin 40 lek për biletë. Por vendimi është i panjohur për shumë qytetarë, të cilët nga ana tjetër thonë se bileta e re do ti rëndojë në xhepat e varfër.
Shumë prej qytetarëve të Durrësit ende nuk e dinë se pas pak ditësh do të paguajnë 40 lek për të udhëtuar me autobusët urbanë nga 30 që është aktualisht.
Bileta e shërbimit u rrit me 10 lek në mbledhjen e 11 marsit të Këshillit bashkiak, ku votat e PS-së e një pjesë të këshilltarëve të LSI miratuan propozimin e Bashkisë.
“Vendimi shumë i gabuar sepse popullata është pa punë”.
Rritja e biletës ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e operatorëve në qytetin bregdetar me argumentin se nuk mbulojnë dot kostot.
Por propozimi i Bashkisë duket se nuk është konsultuar.
Qytetarët veç mungesës së informacionit flasin edhe për kosto sociale që mund të shkaktojë rritja e çmimit për një shërbim publik.
“Pa punë janë, rriten çmimet”.
“Nuk e përballojmë ne, mezi po hamë bukë”.
Bashkia e Durrësit nga ana tjetër thotë se rritja e çmimit do të ketë efekte në përmirësimin e shërbimit dhe cilësisë në linjat e transportit urban në qytetin bregdetar.
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...