Durrës/ Shifrat ‘e frikshme’ të infektimeve, qytetarët presin në radhë për bërjen e tamponit

14:42 | 19 Janar 2022

Një rritje e lartë infektimesh me Covid është shënuar ditët e fundit në vendin tonë, ndërsa vetëm ditën e djeshme u regjistruan 2,832 raste të reja dhe 6 humbje jete.

Edhe numri i testimeve të kryera ka qenë i lartë në javët e fundit, ashtu siç mund të shihni edhe në pamje që në Durrës qytetarët po qëndrojnë në radhë për kryerjen e tamponit PCR.

Frika se mund të infektohen me Covid është rritur, ndërsa kujtojmë se Durrësi mban vendin e katërt si qyteti me më shumë infektime, saktësisht 1,565 raste aktive.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar./tch

Lajmet më të lexuara