Një tjetër aksident fatal ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Një vogëlushe 7-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi është përplasur nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrotull, Ishëm, Durrës. Mësohet se Rexhep Dama 24 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz’ ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A.H. 7 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor po kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe arrestimin e tij.
Ditën e enjte një fëmijë i 4 vjeç ka humbur jetën në një aksident tragjik në lagjen “Nr.13 Plazh” të qytetit të Durrësit./tvklan
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...