Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën e bashkisë së këtij qyteti për heqjen e sekuestros preventive dhe lejimin e vazhdimit të punimeve në projektin e “Velierës”.
Punimet në këtë shesh u pezulluan në muajin mars pas protestës së një grupi aktivistësh të shoqërisë civile që thonë se cenohet trashëgimia historike dhe se projekti dëmton të dhënë të rëndësishme arkeologjike.
Aktivistët iu drejtuan gjykatës për të ndalur punimet e nisura nga Bashkia dhe gjykata mbështeti kërkesën e tyre duke vendosur sekuestron preventive, shkruan Top Channel.
Ndërkohë, gjatë seancës raportohet se ka patur debate mes gjykatësit dhe prokurorisë në lidhje me veprimet proceduriale.
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit