Bashkimi Evropian kërkon thellimin e izolimit për prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët do të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë, për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut.
Misioni EURALIUS në Shqipëri ka propozuar që prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët nuk kalojnë Vetingun, të mos kenë të drejtë për të ushtruar profesionin e avokatit.
Propozimi është bërë në kuadër të shqyrtimit dhe miratimit të projektligjit për profesionin e avokatit. Ky projektligj është marrë dje në shqyrtim nga Komisioni i Ligjeve. Përfaqësues të misionit EURLIUS, projektit të Bashkimit Evropian që asiston autoritet shqiptare për konsolidimin, pavarësinë, transparencën, efiçencën dhe efektivitetin e sistemit shqiptarë të drejtësisë, ka propozuar që gjyqtarët dhe prokurorët që mbeten në rrjetën e trefishtë të Vetingut, të mbahen larg drejtësisë së re, duke mos patur të drejtë të bëhen avokatë, shkruan Shqiptarja. com.
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...