Djali i ish-ministrit të pushkatuar, miq me fëmijët e ekzekutorëve

22:05 | 21 Dhjetor 2017
 Piktori Arben Theodhosi, i cili është djali i ish-ministrit të Industrisë Koço Theodhosi që u burgos dhe më pas u pushkatua nga regjimi komunist, në një lidhje direkte në Top Story, u shpreh se ka miqësi edhe me djemtë e atyre që i kanë dënuar babain.
Ne kemi pasur miqësi dhe nuk ka pse të mos mblidhemi bashkë. Ne kemi qenë shumë miq dhe nuk llogarisnim se çfarë ishin prindërit tanë. Sot është ndryshe. Nuk shohim kush ka qenë babai dhe kush ka qenë gjyshi. Sot kisha një festë për një botim timin, të titulluar “Tani” dhe këtu jemi mbledhur”, tha Arben Theodhosi.

Më tej, ai fajëson sistemin dhe jo individin për të këqijat që kanë ndodhur në atë kohë. I pyetur se a ka miqësi me djemtë e atyre që i kanë dënuar babain, ai u shpreh: “Pa diskutim që po, pasi nuk janë fëmijët ata që kanë dënuar babain tim. Nuk duhet të vuajmë nga fenomeni i “biri i tij”. Kjo gjë nuk duhet të ekzistojë. Ai ishte një sistem që i bëri këto gjëra dhe nuk ishte individi”, u shpreh Arben Theodhosi./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara