Tre automjete janë djegur gjatë natës, dy në qytetin e Vlorës dhe një në fshatin Bishan.
Sipas të dhënave zyrtare dy prej mjeteve u është vënë flaka nga persona ende të paidentifikuar në lagjen e njohur Cole të Vlorës, rreth orës 01.45 të mëngjesit. Bëhet fjalë për një BMVV X5 dhe për një Mercedes.
Ndërkaq, po gjatë natës së mbrëmshme një tjetër mjet ka marrë flakë në ecje e sipër në fshatin Bishan. Shkak për të dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike.
Policia po punon për gjetjen e autorëve të zjarrvënies së qëllimshme të dy automjeteve në lagjen Cole. /Top Channel
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s