Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një foto emocionuese të një familjeje shqiptare që pozojnë me zarfin e fletës së votimit për zgjedhjet e 11 majit.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama ka theksuar se do t’ua shpërblejë votën shqiptarëve në diasporë me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familjeje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030. Faleminderit me mirënjohje dhe ju’a shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij të mos jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës”, tha Rama./Arbresh.info
Ambasada e Kosovës në Riad: Arabia Saudite kërkon lista për ...
Osmani falënderon qytetarët për mbështetjen
Mbrojtja e Thaçit në Hagë: Dëshmitarët e kanë bërë vetë publ...
Irani lëshoi dronë, zjarr në rafinerinë e naftës në Arabinë ...
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kurti pret në takim kryeparlamentarin Peleshi