Dhunoi dhe vodhi nënën e tij, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

11:44 | 9 Shtator 2021

Policia në Tiranë ka vënë në pranga një 35-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Njoftohet se 35-vjeçari D. P. përveçse e ka dhunuar të ëmën, i ka vjedhur edhe një shumë parash dhe sendet e saj personale.

Ai ka qenë i dënuar edhe më parë për dhunë në familje dhe vjedhje. Në pranga në kryeqytet janë vënë edhe katër persona të tjerë për vepra të ndryshme penale./lapsi.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara