Dhuna në familjet shqiptare është një fenomen që po njeh shifra të frikshme kohët e fundit.
Rasti më i rëndë ishte ai i së mërkurës në qytetin e Durrësit, ku një i ri plagosi me thikë nënën dhe babain.
Por vetëm gjatë së mërkurës, policia e shtetit raportoi 23 raste të dhunës në familje në të gjithë vendin. Shumica e denoncimeve janë të grave që denoncojnë bashkëshortët, ish-bashkëshortët ose bashkëjetuesit për dhunë fizike dhe psikologjike.
Por trendi në rritje vihet re edhe tek prindërit që denoncojnë fëmijët apo anasjelltas.
Nëse marrim shifrat e 4 ditëve të fundit, policia raporton 57 denoncime për dhunë në familje, ku nuk mungojnë edhe denoncimet për 3 nuse që kanë dhunuar vjehrrin ose vjehrrën, ndërsa në një rast kjo e fundit ka kallëzuar bashkëshorten e djalit për dhunë.
Në shumicën e rasteve policia ka plotësuar kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, ndërsa raste për specifike ka proceduar edhe me arrestim në flagrancë të dhunuesit./TCh
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja