Të premten pasdite është dhënë masa e sigurisë në ngarkim të Alfred Gjinit. Ndaj tij gjykata e shkallës së parë Durrës ka vendosur arrest me burg pa afat. Ai i arrestua dy ditë më parë pasi akuzohet se pas një sherri ka detyruar bashkëshorten e tij Anisën që të hidhet nga ballkoni i banesës. Rënia rezultoi fatale për 24-vjeçaren e cila ndërroi jetë.
Ka qenë prokurori Agron Gjana i cili e ka akuzuar atë për shtyrje në vetëvrasje të bashkëshortes së tij. Gjyqtari Petraq Curri e ka konsideruar të ligjshëm arrestimin e Gjinit dhe ka vendosur masë sigurie arrestin me burg pa afat. Anisa la pas një djalë të vogël tre vjeç.
Fqinjët e çiftit në një prononcim për ABC u shprehën se nuk kishin dijeni nëse mes çiftit kishte pasur më parë probleme.
“Ne i njihnim si njerëz të mirë, skam pas asnjë informacion se kanë shkuar keq. Ato kanë një fëmijë. Nuk di që të ketë pas ndonjë problem shëndetësor”, ka thënë një fqinje.
Një tjetër u shpreh se menjëherë pas ngjarjes bashkëshorti i 24-vjeçares e ka dërguar në spital, por fatkeqësisht ajo nuk mundi të mbijetonte./ Abc
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi
Të kujdesesh dhe të paguash: Barrë e dyfishtë për familjarët...
Dy vjet burgim për burrin që rrahu gruan në Mitrovicë
Rrugët e bllokuara nga shembjet, Rama fluturon me helikopter...
Haxhiu priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, ...
Konjufca priti në takim Sorensen: Procesin e dialogut tashmë...