Të shtunën e 29 Prillit u arrestuan katër nga gjashtë personat e shpallur në kërkim si pjesëmarrës në vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin.
Fillimisht policia britanike kapi Edmond Haxhian, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan. Më pas policia ra në gjurmët e Harriet Bridgeman, të cilës iu vendosën prangat.
Ndërkohë ditën e sotme nga grupi hetimor kanë dalë të dhëna se Edmond Haxhia më herët kishte tentuar me oferta vrasësish dhe në Fushë-Krujë, raporton Euronews Albania.
Policia ka bërë me dije se Haxhia i ishte afruar aq shumë shënjestrës sa kishte luajtur dhe futboll me të afërm të familjes së Nikulaj.
Ndërkohë mësohet gjithashtu se Prokuroria ka plotësuar dosjen për ekstradimin e të arrestuarve drejt Tiranës.
Brenda datës 5 maj Shqipëria duhet të kthej në anglisht provat dhe të ja dërgoj Britanisë së Madhe për të bërë të mundur ekstradimin e tyre, të cilët u përfshinë në vrasjen e biznesmenit më 19 prill në Shëngjin.
Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit. Portugezi, Ruben Saravia ishte ekzekutori i planit, personi i shfaqur me motor dhe jelek fosforeshent i cili qëlloi për vdekje me 7 plumba biznesmenin Ardian Nikulaj, e ndërsa 4 britanikët e tjerë kishin rolin e vëzhguesit.
Për këtë ngjarje, vijon të jetë në kërkim ekzekutori, portugez Ruben Saraiva dhe anglezi, Harry Simson.
Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që ...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, dy persona ...
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...