Deputeti i PS-së shpërthen sërish ndaj PD-së(Video)

12:12 | 9 Shkurt 2017

Si çdo të enjte edhe sot ka nisur séanca parlamentare ku fjalën e parë e ka marrë deputeti socialist Xhemal Qefalia i cili për herë të dytë ka mbrojtur veten ndaj akuzave të bëra nga PD-ja për përfitime tenderash në mënyrë të paligjshme.

Gjatë seacës Qefalia u shpreh i revoltuar ndaj këtyra akuzave duke mos dashur të përmendë Grida Dumën ai u shpreh që njerëzit që shpifin këto gjëra do të përballen me prokurorinë.

Gjatë fjalës së tij ai gjithashtu u shpreh se vërtet ka prona pasi është lindur në Tiranë dhe ka prona të trashiguara gjë që sipas tij mund të vërtetohet shumë lehtë.

Qefalia kërkoi të mos hidhej baltë pasi nuk ekziston asnjë vepër kriminale në veprimatarinë e tij, për të këto akuza sjanë gjë tjetër veçse akuza bolshevike dhe komuniste. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale