Një kandidat për deputet i Partisë Demokratike ka denoncuar një rast të dyshuar të blerjes së votave në zonën e Dibrës.
Policia e Dibrës njoftoi se rreth orës 20:25, shtetasi Xh.Gj., kandidat për deputet, ka telefonuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, duke pretenduar se në fshatin Pilafë, Njësia Administrative Tomin, një shtetas ishte ndaluar pasi dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave.
Sipas denoncimit, një tjetër person, teksa largohej nga vendi i ngjarjes, ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër.
Menjëherë pas njoftimit, grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka nisur veprimet hetimore nën drejtimin e SPAK dhe të Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për zbardhjen e plotë të rrethanave./ATSH
Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton ndërhyrjen në çmimet e k...
Vdes çetniku serb Slavko Aleksiq, simbol i rrethimit famëkeq...
ZRRE-ja vendos ta zbatojë vendimin e Supremes për liberalizi...
KQZ: 88% e pakove me fletëvotime janë dorëzuar te votuesit j...
Shfuqizohet kufizimi kohor për kompensimin e udhëtimeve zyrt...
Bruno Fernandes e zbulon dëshirën për të luajtur në La Liga