Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg tre femra të akuzuara për një vepër penale jo të zakontë në Shqipëri, atë të “pornografisë”.
Ato janë fajësuar për publikimin e fotove intime të një minoreje në web-site +18 në internet. Hetimi ndaj të pandehurave me iniciale E. S., B. S. dhe M. A. të moshës 28, 31 dhe 41 vjeç, një prej të cilave nëna e të miturës, nisi në mars të vitit 2018.
Sipas vendimit të siguruar nga A2, ato kishin hapur profile në faqe me përmbajtje pornografike në internet, ku zhvillonin video-biseda erotike me meshkuj nga gjithë bota, kundrejt pagesave që kryheshin përmes kartave të kreditit. Hetuesit sekuestruan kompjuterët e përdorur në këto qendra “chat-line”-sh të nxehta dhe rikuperuan të gjitha fotot dhe videot që ishin fshirë.
Mes materialeve pornografike u vërejtën fotot me natyrë pornografike të së miturës. Në deklarimet e dhëna gjatë hetimit, e ëma e saj, e pandehur në proces, shpjegonte se kishte dijeni për faktin dhe se në disa raste ishte detyruar nga dy të pandehurat e tjera.
Pasi i shpalli fajtore për akuzën e “pornografisë”, gjykata dha dënime nga 3 vjet e 4 muaj në 3 vjet e 8 muaj për to. I njëjti vendim i hoqi përgjegjësinë prindërore nënës së minorenes.
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën