Muajt e fundit, Qeship Kaja ka udhëtuar drejt qytetit për dy arsye. Jo vetëm për të shitur prodhimet bujqësore dhe blegtorale, por edhe për t’u paraqitur para organeve të drejtësisë.
Pasi i ofruan një avokat kryesisht për shkak të gjendjes së tij ekonomike, Gjykata e Kavajës e dënoi 57-vjeçarin nga Kryevidhi për akuzën e kultivimit të drogës.
Ai u gjet fajtor pas një aksioni policor që zbuloi në bahçen e tij një rrënjë kanabis sativa. Bima narkotike i kushtoi atij 5 ditë burg e më pas dënim me shërbim prove për 7 muaj.
Megjithëse këmbënguli për pafajësinë, sepse sipas tij nuk kishte mbjellë kurrë drogë, Kaja nuk e apeloi vendimin.
“Trafikant nuk jam, as kultivues droge. Nuk e pranoj akuzën sepse ajo bimë mbiu vetë. Nuk e apelova çështjen sepse nuk kisha gjendje ekonomike, me çfarë ta apeloja”, shprehet Kaja, raporton TCh.
Kaja e di mirë kuptimin e shprehjes “të jetosh me djersë”, sepse pikërisht këtë gjë ka bërë gjithë jetës.
“Jam njeri punëtor, tani po pastroj mbeturinat e Spillesë”, thotë ai.
Por gruaja e tij vuan dyfish edhe fjalët e fshatit.
“U turpëruam për këtë drejtësi. Të kishim bërë me të vërtetë hashash, të kishim bërë miliona nuk kisha këtë shtëpi me këto tjegulla”, thotë File Kaja.
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist ...
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...