Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka komentuar dënimin me burg për ish ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri.
Rama theksoi se nuk i komenton asnjëherë vendimet e gjykatave.
“Unë nuk komentoj asnjëherë vendimet e gjykatave”, është shprehur kryeministri.
Ai ka thënë më tej se e ka ditur mirë çfarë ka bërë kur ka udhëhequr reformën në drejtësi dhe po të kthehej mbrapsht sërish do ta bënte të njëjtën gjë.
Ndryshe, një ditë më parë Gjykata e Posaçme la në fuqi vendimin e shkallës parë për ish-ministrin, me ndryshimin që Tahiri do të vuajë në burg dënimin me 5 vite heqje lirie, raporton euronews.al
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Tahiri do të vuajë 3 vite e 4 muaj. Ai mund të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, 45 ditë nga dhënia e këtij vendimi.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...