Dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, numri i familjeve të strehuara në hotele është në rënie. Aktualisht 175 familje vijojnë të qëndrojnë në hotelet e bregdetit që hapën dyert për të prekurit nga tërmeti.
Pasditen e së premtes u zhvillua mbledhja e radhës e Shtabit të Emergjencave të Qarkut Durrës gjatë së cilës u paraqitën dhe të dhënat më të fundit të situatës aktuale pas tërmetit. Kryetari në detyrë i bashkisë së Durrësit, Zhuljen Varfaj tha se vijon puna për të përshpejtuar procesin e bonusit të qirasë, atë të rindërtimit dhe dhënien e lejeve të përshpejtuara me qëllim rikthimin e familjeve sa më shpejt në shtëpitë e tyre.
Nga 6 janari deri sot, në bashkinë Durrës 2496 familje po marrin në bankë bonusin e qirasë, ndërsa vijon puna për miratimin e aplikantëve të tjerë. Në dy listat paraprake të miratuara deri tani nga këshilli bashkiak janë gjithsej 3863 emra ndërkohë që aplikimet e reja për përfitimin e bonusit vazhdojnë.
Me shpërndarjen e bonusit ka rënë dhe numri i atyre që qëndrojnë në hotele. Sipas bashkisë, aktualisht në hotelet e qytetit rezultojnë të akomoduar 590 persona, ose 175 familje, nga 3000 persona që ishin të strehuar në dhjetor. Ndërkaq Bashkia e Durrësit ka miratuar 58 leje për riparimin e objekteve të dëmtuara si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile. Kryesisht dëmtimet janë të nivelit DS3 dhe DS2. 1541 familje pritet të rikthehen në shtëpitë e tyre pas përfundimit të rikonstruksionit të këtyre pallateve.
Në mbledhjen e shtabit të emergjencave drejtuar nga Rovena Voda ishin të pranishëm edhe prefekti Roland Nasto, zv/ministrja Ornela Çuçi, drejtori i policisë së qarkut Lorenc Shehu, kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako, koordinatori i Zyrës së Bashkëqeverisjes Ernest Pupla si dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Durrës./TCH
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...