Debati për Teatrin, PD: Rama e hoqi qëllimisht nga monumentet e kulturës

10:31 | 15 Korrik 2018

Partia Demokratike e akuzon Kryeministrin Rama se e ka mirëmenduar planin e shembjes së Teatrit Kombëtar.  Gazmend Bardhi në një deklarate për mediat, thotë se pjesë e këtij plani ishte dhe heqja e këtij institucioni nga lista e zonave Ansambel Monument Kulture me një vendim qeverie të vitit 2017.

Po ashtu, në 2016 qeveria sipas PD ka marrë vendim për zvogëlimin Qendrës Historike pa patur asnjë argument ligjor,  teknik apo historik. Demokratët  i bëjnë apel dhe Presidentit e Republikës të rrëzojë ligjin antikushtetues./Tv Klan/

Lajmet më të lexuara