Një 26-vjeçare në Malësinë e Madhe ka rënë në pranga pasi në afërsi të banesës ku jetonte me bashkëshortin e saj thanin kanabis.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, për përshtatjen e një ambienti në fshatin Bratosh, për tharjen e bimëve narkotike, të siguruara në vijim të punës intensive anticannabis, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bratosh””, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu vijon intensivisht puna për kapjen e 29-vjeçarit ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./TCH
Ziv: 7 tetori, një nga ditët më të rënda për Izraelin, që ng...
Drejtoresha britanike për Evropë e mirëpret vendimin e Qever...
A është kolagjeni vërtetë burimi i rinisë së përherëshme
“Qeveria më e ndershme që e ka pasur Republika e Kosovës” – ...
Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas ...
Gjykata e Lartë refuzon të shqyrtojë ankesën e Martin Shkrel...