Ditën e sotme kryeministri Rama u takua me kreun e Kuvendit, Ilir Meta për të diskutuar në lidhje me koalicionin mes ty partive që drejtojnë.
Takimi u zhvillua në Hotel Tirana dhe ka zgjatur sa një ndeshje futbolli, pra 90 minuta. “Panorama” mëson detaje të rëndësishme nga ky takim.
Kështu, burimet e gazetës brenda mbledhjes thonë se Rama kërkoi nga Meta që të firmoset marrëveshja për koalicion parazgjedhor mes PS-së dhe LSI-së.
Mirëpo Meta dha dakordësinë vetëm në parim. Ai ka insistuar që kryeministri të bëjë të gjitha përpjekjet që opozita të hyjë në zgjedhje për të dhënë firmën përfundimtarë për koalicionin.
Pra i gjithë takimi është mbyllur pa marrëveshje dhe vendimi më i rëndësishëm pritet të merret jo më larg se më 19 prill, shkruan “Panorama”.
Po keshtu, ne lidhje me krizen politike, Meta ka propozuar qe si ndërmjetësueses mes palëve te jene përfaqësueses të PPE-ve, pra Partive Popullore Europiane, qe janë parti të djathta.
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...
Begaj reagon për vdekjen e Rexhep Qosjes: Një mendje e shqua...
Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes