Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seancë dëgjimore për subjektin e rivlerësimit Olsian Çela, prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
Trupa Gjykuese e cila do të japë vlerësimin për Prokurorin Çela përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi, Olsi Komici.
Prokurori pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Olsian Çela do të përballet me Vetingun për tre kriteret klasike të verifikimit, si ligjshmëria e pasurisë dhe kriterin etik dhe atë profesional.
Olsian Çela është gjithashtu një nga kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm,dhe i vetmi që ende nuk i ishte nënshtruar procesit, duke mbajtur peng kështu garën për postin e prokurorit të përgjithshëm.
Çela ka një karrierë të gjatë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa e ka drejtuar atë në vitet 2008-2012.
Sa i takon vlerësimit të pasurisë, referuar përgjigjes së ILDKPI-së, Komisioni i Kualifikimit deklaron se prokurori Çela ka bërë deklarim të saktë dhe nuk ka fshehur pasurinë.
“Olsian Çela ka burime të mjaftueshme financiare dhe nuk është në situatën e konliktit të interesit. Nga subjekti nuk janë konstatuar parregullsi” – vlerëson KPK
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...