Shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati ka folur rreth zërave që vijnë nga Gjermania dhe Franca për një votë kundër hapjes së negociatave së BE-së me Shqipërinë.
Ai theksoi se koha e mbetur në dispozicion do të shërbejë për të marrë edhe mbështetjen e dy shteteve për hapjen e negociatave.
“Jemi në një komunikim të vazhdueshëm me të gjitha vendet anëtare të BE. Besoj se vizita e Ramës në Gjermani, e takimet që ai do të zhvillojë, duke filluar nga kancelarja Merkel, do të jetë një shtysë në këtë drejtim. Do të krijojmë kontakte për progresin e reformës në drejtësi edhe me Francën që kërkon më tepër informacion dhe kërkon që ta shfrytëzojë kohën e mbetur para se të marrë një vendim”, u shpreh Bushati./Tch
Pas ndeshjes, Rrahmani publikon foto me Vojvodën, e quan vël...
DASH: Bllokimi politik dëmton besimin në institucionet e Kos...
Eurovizioni feston 70-vjetorin në Vjenë
Rregull i ri për automjetet në Bashkimin Evropian
YouTube teston një funksion të ri
Uji në gju nuk duhet shpërfillur: Shenjat që tregojnë kur du...