Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazh ku një burrë ka therur me thikë gruan e tij.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Shkumbin”, Librazhd, ku në banesë Daut Gjokola, 53 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij Lule Gjokola, 49 vjeçe.
Pasi ka goditur graun me thikë shtetasi D.Gj., është hedhur nga kati i katër i apartamentit të tij, për pasojë ka ndërruar jetë menjëherë.
Bashkëshortja e tij është transportuar menjëherë për në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë sapo ka mbrritur në spital.
Mësohet se çifti ka lënë pas dy fëmijë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./TCH
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë