Plagosi me armë zjarri bashkëshorten dhe u largua nga vendngjarja, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori.
Pas njoftimit të marrë se në lagjen “Sheq i Madh” ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore, rezultoi se shtetasi R. K., 49 vjeç, pas një konflikti me bashkëshorten e tij, shtetasen N. F., 28 vjeçe, e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, kanë rrethuar zonën dhe falë veprimeve të shpejta operacionale, pas disa minutash, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tij.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma me të cilën shtetasi R. K. plagosi bashkëshorten e tij.
Shtetasja N. F. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tch/
Ministri maqedonas zbulon detaje për vrasjen e 14-vjeçares, ...
Gjasula: Fati i Serbisë që nuk ra në të njëjtin grup me Shqi...
Vuçiç pëson rënie të mbështetjes në Serbi, e krahasojnë me H...
Kush janë personat e ndaluar për vrasjen e dyfishtë në Maqed...
Haxhiu: Vrasësit e Liridonës duhet të marrin dënimin e merit...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e opozitës ndezin f...