Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë i pranishëm sot në qytetin bregdetar të Durrësit në kuadër të Planit për Pastrimin Kombëtar.
Sipas Ramës, po jepet dora e fundit për pastrimin e bregdetit përpara datës 1 qershor edhe me ndihmën e forcave të ushtrisë.
I pari i qeverisë shqiptare ka paralajmëruar mes të tjerash se ky vit do të ketë edhe numrin më të lartë të turistëve ndërsa plazhet do t’i gjejnë të pastra.
“Të mos ndotim shtëpinë tonë të përbashkët. Edhe mjedisi i pastër që do gjen do ketë ndikimin e vet. Por duhet ti rrimë mbi kokë. Do jetë sezoni me fluksin më të madh të turistëve dhe me nivelin më të lartë të konsumit. Pra nga ana tjetër përveç se ekonomi dhe të ardhur do ketë edhe më shumë mbetje. Është obligim i përbashkët”, tha Rama./abcnews.al/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...