Policia Kufitare e Sarandës iu vjen në ndihmë 6 turistëve gjermanë, të cilët për afro 6 orë kishin humbur rrugën në zonën pyjore Borsh-Kuc. Gazetarja e “BalkanWeb”, raporton se turistët gjermanë ishin të moshave të reja.
Ata po udhëtonin me një fuoristradë, por më pas humbën orientimin.
Menjëherë shërbimet policore kufitare të Sarandës u vunë në lëvizje duke ndjekur të gjitha metodat, ndërsa fatmirësisht arritën të lokalizonin turistët që kishin humbur orientimin mes pyjeve.
Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë janë shoqëruar turistët gjermanë në hotelin ku ata ishin të akomoduar në Ksamil./BalkanWeb
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...