Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka ndaluar hyrjen e 46.2 tone produkte të pasigurta nga Brazili për në territorin shqiptar
Gjatë kontrolleve në PIK Durrës, inspektorët konkluduan se 2 ngarkesa me produkte importi ishin të pasigurta për konsum human dhe si rrjedhojë vendosën kthimin e tyre në vendin e origjinës, më konkretisht:
“Ngarkesa me sasinë 27 ton “Fileto pule” nga Brazili, nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, pasi rezultoi me ngarkesë mikrobiologjike (analizat evidentuan prezencë Salmonella spp).
Ngarkesa me sasinë 19.2 ton “Kafe kokërr e papjekur” nga Brazili, nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, pasi kishin mangësi në dokumentacionin shoqërues (certifikata fitosanitare nuk ishte lëshuar nga autoriteti zyrtar i vendit të origjinës, siç parashikohet në ligj),”-njofton AKU./TCH
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin