Një 13-vjeçar mësohet të jetë abuzuar seksualisht nga dy të rinj 20 dhe 21 vjeç në Tiranë.
Ngjarja e rëndë është zbuluar pas denoncimit të një qytetareje për vjedhje banese.
Mësohet se dy të rinjtë kanë abuzuar seksualisht me të miturin duke e ftuar në një banesë me pretekstin për të luajtur video-game dhe më pas kanë abuzuar me të. Djemtë e kanë shantazhuar të miturin përmes një video që kanë xhiruar duke i thënë se do e publikonin në rrjetet sociale. Këtij shantazhi i është bashkuar edhe një 45-vjeçar dhe së bashku i kërkonin 13-vjeçarit 5 mijë euro.
I mituri po qëndronte në shtëpinë e tezes së tij për pushime dhe personat i kanë kërkuar që t’u jepte çelësat e shtëpisë ku ata kanë hyrë dhe kanë vjedhur bizhuteritë. Pas denoncimit të bërë nga tezja e tij për grabitjen e bizhuve, forcat e policisë kanë vënë re se grabitja ishte kryer pa thyer derën e shtëpisë. Për këtë arsye efektivët morën në pyetje familjarët se kush kishte çelës të derës.
Ata kanë treguar se edhe i mituri kishte një çelës të shtëpisë. Pasi është pyetur në praninë e një psikologeje, ai ka rrëfyer historinë e rëndë. Sipas policisë personat e ndaluar për ngjarjen janë Valter Hysja, 20 vjeç dhe Fatmir Haxhiu, 21 vjeç. Ndërkohë në kërkim është shpallur edhe 45-vjeçari Bledar Matja./opinion.al
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...