Kreu i PD, Sali Berisha tha se opozita nuk do ta bojkotojë parlamentin, gjatë mbledhjes së Kryesisë ku foli me deputetët e rinj të opozitës. Berisha tha se ishte njohur me diskutimet për njohjen apo jo të parlamentit mes opozitarëve, por sipas tij opozita nuk do të lërë asnjë hapësirë bosh përballë autokracisë.
“Parlamentin do ta hapim prap me komision hetimor për zgjedhjet. Themelore: fjala e lirë, vota e lirë! T’i nxjerrim kriminelët elektoralë para shqiptarëve. Komision për McGonigalin. E morët vesh çfarë dimensionesh planetare merr afera McGonigal ku është edhe Edi Rama me Duçkën e tij” u shpreh Berisha, që tha se opozita nuk do t’i njohë zgjedhjet e majit.
“Edhe një gjë dua t’ia them miqve që mendojnë si ne. Edhe në planin ndërkombëtar, miqtë tanë ndërkombëtarë na kanë mbështetur paradhënie dhe koordinimi i kësaj beteje kërkon mbështetjen tek miqtë tanë kudo që janë” u shpreh Berisha.
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...