E premtja ka hapur dyert e mortit në familjet që humbën të afërmit nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Në familjet, Vata, Cuka, Çupi, Cara e Cakoni me mijëra njerëz shkojnë për ngushëllime.
Ish Kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga ish deputetja Dhurata Çupi ishin në familjen e Fehmi Vata e cila ka humbur 2 pjestar mes tyre një fëmijë 6 vjeç. Bashkëshortja e Fehmiut humbi jetën duke mbrojtur njërin nga nipat ndërsa humbi jetën nipi tjetër.
Ish deputetja Dhurata Çupi tha se i gjithë Mati është në pikëllim të thellë pasi pothuajse të gjitha viktimat janë me origjinë nga Mati./oranews

Mbretëria e Bashkuar mund të adoptojë rregullat e tregut të ...
CNN: Humbja e Orbanit në Hungari, sinjal për rënien e populi...
Deputeti i LVV-së optimist për presidentin: Brenda afatit ku...
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother