Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se arrestimet e bujshme që policia pati për 4 nga ngrabitësit e lekëve të bankave në rrugën e Rinasit, janë bërë për arsye të spektaklit në media.
Këtë sipas tij, e dëshmon nëna e një prej të arrestuarve. Ish-kryeministri ka postuar në Facebook bisedën në ëhatsapp me një grua që thotë se është nëna e një prej të prangosurve, por pa dhënë emrin e tyre.
Në mesazh, gruaja thotë se djalin e ka telefonuar policia dhe ai i ka thënë se do të vetëdorëzohet, ndërsa efektivët i kanë thënë që ta presë në banesë. Kjo sipas Berishës, është bërë për shoë poicor për të transmetuar në media arrestimin.
“Një dëshmi e re për shown policor!! Ja çfarë dëshmon nëna e njërit prej Babagyshëve të bankave!”, shkruan Berisha.

Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit