Ish-kryeministri Sali Berisha, të enjten, denoncoi policinë e qarkut Korçë se është e përfshirë në organizimin e trafikut të refugjatëve.
Përmes një mesazhi të ardhur në adresë të ish-kryeministrit Berisha, bëhet me dije se policia kryen transportin e klandestinëve, pasi këta të fundit kalojnë kufirin e gjelbër.
Më pas, sipas denoncuesit, policia i merr dhe u bën letrat për azil politik kundrejt një pagese prej 500 Euro për person.
“Policia e Bilishtiti i shoqëron ata me furgon tek Policia e Korçës dhe kjo e fundit, kundrejt pagesës i çon në kampin e Babrrusë në Tiranë. Aty ata qëndrojnë një ditë dhe më pas shoqërohen deri në kufi me Malin e Zi”,- citohet në mesazhin e dërguar për ish-kryeministrin.
Sipas denoncuesit, policia merr para për letrat e azilit dhe për transportin e klandestinëve.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...