Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi kandidatët e Qarku të Vlorës për zgjedhjet e 11 Majit.
Berisha premtoi para vlonjatëve se zotimi për pastrimin e shtëpisë është solemn.
Në këtë mënyrë pati një paralajmërim për çdo bandë që do të implikohet me vjedhjen e votave dhe frikësimin e qytetarëve.
Ai tha se ata do të shpallen grupe terroriste dhe do të përballen me ndëshkime të mëdha.
“Grupet kriminale në gërshërë të ligjit do u pritet çdo fije me politikën dhe do vendosen para ligjit. Sot nga Vlora paralajmëroj çdo bandit, kudo që ndodhet se po u implikuat me vota do të cilësoheni grupe terroriste, shqiptare e ndërkombëtare.
U them bandave nga Shkodra në Gjirokastër kudo që janë, mos guxoni të frikësoni qytetarët se ju jap fjalën e nderit do shpalleni terroristë ndërkombëtarë, çka do të thotë, do keni ndëshkime që nuk i imagjinoni”, tha Berisha./tvklan.al
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit