Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi sot kandidatët e “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për qytetin e Kukësit.
Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri edhe një program të aleancës “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ku theksoi se do të falen të gjitha gjobat dhe kamatat.
“Shqipëria është vend që noton në ujëra. Qytetarët e saj nuk kanë ujë. Ju garantoj se furnizimi me ujë do të jetë një përparësi absolute e jona, sikundër infrastruktura në të gjithë qarkun e Kukësit, nga Kalaja e Dodës gjer në kufi me Dukagjinin.
Energjia elektrike do të ulet për biznesin ne 6 lekë, për konsumatorin në 7 lekë. Do të falen të gjitha gjobat, kamatat dhe çdo gjë tjetër”, tha Berisha.
“Ju siguroj se dy apo tre herë më shumë se ç’prodhojmë digat, do prodhojmë me çati energjinë elektrike, kur të vendosim në të gjitha çatitë e shqiptarëve panelet fotovoltaike, të cilat pas tre vitesh do të prodhojnë energji falas për familjarët”, u shpreh Berisha.
Berisha tha se “në këtë qark do të nxisim para së gjithash pemëtarinë”, ndërsa theksoi se “prodhimi shqiptar do të jetë krenaria jonë”.
“Projekti ynë me arrorë do të shumëfishohet, por çdo fermer duhet ta ketë të qartë se ne do të subvencionojmë çdo fidan të mbjellë, çdo njësi prodhimi, çdo kokë bagëti. Nuk ka më kushte se duhet të jenë 10 lopë apo 5 lopë. Edhe një në qoftë, do të subvencionohet. Shqipëria Madhështore pra është Made in Albania”, tha Berisha.
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë